Kore e Jugut, vazhdojnë kërkimet për pasagjerët e anijës së përmbysur

Shërbimet e emergjencës vazhdojnë kërkimet për gati 300 pasagjerët ende të zhdukur të tragetit që u përmbys një ditë më parë në Korenë e Jugut, me mbi 470 pasagjerë në bord. Deri më tani, ndonëse kanë kaluar më shumë se 24 orë kërkime, 179 persona janë shpëtuar. Shumica e personave ende të zhdukur, pasi anija u fundos, janë studentë nga një shkollë në Seul.Moti i keq dhe shtrëngatat e shiut, kanë vështirësuar operacionet e kërkimit, madje ka qënë shumë e vështirë edhe për të hyrë brenda në anije. Deri më tani është konfirmuar zyrtarisht se 9 persona kanë humbur jetën, mes tyre 4 studentë 17 vjeçarë, një mësuese 25 vjeç dhe një anëtare e ekuipazhit 22 vjeç,  ndërsa pritet që numri i viktimave të rritet në orët në vijim ndërsa dhjetëra të tjerë janë të shtruar në spital për shkak të plagëve të marra.Mbetet i paqartë shkaku i këtij incidenti, ndërsa zyrtarët koreano-jugor fajësojnë motin e keq për këtë tragjedi. Sot është marrë në pyetje kapiteni i tragetit, tha se ishte i turpëruar për këtë ngjarje ndërsa ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave. Kjo ngjarje ka ngjallur shumë kritika e mbi të gjitha dyshime, për vetë faktin se trageti është përmbysur dhe ka shkaktuar kaq viktima e të zhdukur, në një thellësi uji vetëm 300 metra. Sipas dëshmitareve, fillimisht u dëgjua një zhurmë e fortë dhe brenda pak minutave, trageti u anua dhe më pas u përmbys i gjithi në ujë.