Shënohet 1-vjetori i sulmeve në maratonën e Bostonit

Bostoni shënon sot 1-vjetorin e sulmeve në maratonën e qytetit, u vranë 3 persona dhe u plagosën mbi 260 të tjerë. Dy bomba, në formë tenxhereje me presion, shpërthyen në vijën e finishit.Presidenti Barack Obama do të mbajë një minutë heshtje në Shtëpinë e Bardhë për nder të viktimave të sulmeve në maratonën e Bostonit.Dy autorët e sulmeve ishin dy vëllezër nga Çeçenia ku njëri prej tyre Tamerlan Tsarnaev u vra gjatë të shtënave me policinë, ndërsa vëllai i tij ndodhet në burg.