Lojtari më i mirë i vitit në Angli
Federata Angleze e futbollit së shpejti do të shpallë lojtarin më të mirë Angelz të Vitit. Ajo tashmë ka publikuar listën me pesë lojtarët e përzgjedhur që do të konkurojnë për fitimin e këtij trofeu për vitin 2012. Në këtë listë bëjnë pjesë 5 lojtarë të përzgjedhur nga institucioni më i lart i futbollit në Angli. Dy nga lojtaret e përzgjedhur janë pjesë e skuadres së Liverpool një vjen nga kampionët e Europes Chelsea, një nga kampionet në fuqi të Anglisë Manchester Sitit dhe i fundit vjen nga Manchester Unitet. Kapiteni i redsave Stiven Gerrard është pretendenti kryesor për të fituar këtë çmim edhe pse kohet e fundit nuk ka fituar ndonjë trofe të rëndësishem me skuadren e tij. Bashkë me kapitenin nga skuadra e Liverpool për çmimin futbollisti Anglez i vitit do të konkurojë edhe Glen Johnson që ka bërë paraqitje të shkëlqyera jo vetem me Redsat por edhe me skuadren e tijë kombëtare duke qenë një nga pikat kyqe të mbrojtjes së "Tre Luanve". Një tjetër mbrojtës që bënë pjesë në këtë listë është edhe Ashley Cole i Chelsit që mund të largohet nga Londinezët për të veshur fanellen e PSG. Danny Uellbeck është emri tjetër i përzgjedhur nga fedarata e futbollit Anglez për këtë çmim ndërsa do të fërfaqësojë skuadren e Manchester United. Emri i fundit por jo më pak i rëndësishmi është ai i portierit Xho Hart, i cili është një nga favoritët për te fituar trofeun si lojtari më i mirë i vitit. Portiere i që mbron katërkëndëshin e "Qytetarve" Britanik është një nga pikat më të rëndësishme të skuadres së Mancinit dhe këtë e ka treguar shpesh herë me pritjet vendimtare që ka bërë. Ajo që bie në sy këtë vit në këtë përzgjedhje është padyshim mungesa e sulmuesit Uein Runi në këtë pesshe. Sulmuesi i Manchester unitet ka humbur pak nga shkëlqimi i tij ndërsa rivaliteti i lart në sulmin e Unitet ka bërë që sulmuesi Anglez shpesh herë të ngroh stolin. Po ashtu në këtë liast mungojn edhe emrat e Lampart, terri apo edhe Ferdinand. Lojtarë këto që edhe pse janë në përfundim të karrieres kanë qenë vendimtar në lojen e skuadrave të tyre.