Milan / Administratori Galliani takon trajnerin Sedorf

Ditën e sotme në qëndrën sportive "Milanello"  është parë dhe administratori i deleguar, Adriano Galliani.Ai ka kërkuar një takim me trajnerin Sedorf për të folur reth momentit pozitiv që po kalon Milani. Ata kanë qëndruar disa minuta me njëri - tjetrin më pas Sedorf ka zhvilluar seancën stërvitore.Milan është në rrugë të mbarë në kampionat dhe fitoret e fundit kanë ngjallur një optimizëm në kampin "kuq e zi".Milan do të përballet këtë javë me Livornon në "San Siro" dhe fitorja shihet si një dëtyrim për kuqezinjtë.