Merkel së shpejti në Beograd, për hapjen e Kapitullit 35

Mënyra se si Qeveria e re e Serbisë do të vazhdojë bisedimet për Kosovën, kjo do të mësohet pas vizitës së kancelares gjermane Angela Merkel, e cila së shpejti pritet të vizitojë Serbinë.Ivica Dacic tha gjatë fundjavës se pas konstituimit të qeverisë së re serbe ai nuk do të udhëheq më bisedimet e delegacionit serb, sepse marrëveshja është që kjo të bëhet në nivel kryeministrash. Prandaj, pritet që kryenegociatori i parë i Beogradit në dialogun politik me Prishtinën të jetë Aleksandar Vucic.Por, sipas gazetës serbe “Danas”, ende nuk dihet nëse Qeveria e re e Serbisë do të ketë negociator të veçantë për Kapitullin 35, që i referohet “normalizimit të marrëdhënieve me Prishtinën", apo kjo do t’i lihet shefes së ekipit negociator serb, Tanja Misic, pa marrë parasysh se kjo pako ka shumë çështje në lidhje me statutin dhe politikën.Miscevic u njoftua gjatë fundjavës që negociatat e pranimit me BE-në mund të fillojë në qershor vetëm me hapjen e Kapitullit 35.