PD: Tahiri gënjeu nën betim, treguesit e krimit janë përkeqësuar
Mesazhi i publikuar një ditë më parë në Komisonin Hetimor për lëvizjet në policinë e shtetit ka shërbyer për të ndezur edhe më tej përplasjen e deklaratave mazhorancë-opozitë.Partia Demkokratike përmes deputetit ,Gent Strazimiri, deklaroi edhe njëherë sot se ai mesazh është i kreut të qeverisë dërguar për Ministrin Tahiri. Strazimiri tha se përmes sms,Tahiri pranoi rritjen e krimit në vend.Më herët aleati i PS në qeverisje, LSI nëpërmjet kreut të grupit parlamentar,Petrit Vasili, u shpreh në të njëjtën linjë me Ministrin e Brendshëm, se sms ishte dërguar prej tij ndaj vartësve dhe jo nga kryeminsitri, Edi Rama.Vasili ftoi demokratët të ndalin politikën e përgjimit nga vrima e çelësit.Deklarata e plotë e deputetit Gent Strazimiri:Ministri i Brendshëm, në tentativë për t‘iu shmangur përgjegjësisë publike dhe ligjore që kishte për të bërë transparencë para Komisionit Hetimor, gënjeu nën betim në lidhje me treguesit e kriminalitetit dhe disa momente të rëndësishme të aktivitetit të tij në krye të rendit dhe sigurisë.Dje, në 5 orë deponime përpara Komisionit Hetimor, u paraqit individi i konferencave për shtyp të podiumit rilindas, që akuzonte oficerët e policisë për “korrupsion”, “lidhje me krimin”, “obezitet” dhe “paaftësi”, por i ndodhur në opozitë nuk kishte ç’u bënte.Dje, i njëjti individ, tashmë në rolin e ministrit që “di dhe ditëlindjet e secilit prej policëve”, pranoi se asnjë prej personave të akuzuar nuk është “liruar”, “përjashtuar” apo “proceduar penalisht” për shkaqet e sipërpërmendura, çka do të thotë se çdo akuzë që pati ngritur ka qenë një broçkull, dhe po broçkull ka mbetur.I vetmi kontribut i ministrit, i dhënë aksidentalisht dje ne Komisionin Hetimor, ishte që nëpërmjet pranimit të sms-së së famshme, ka pranuar se në krahasim me vitin 2013, treguesit e krimit, citoj: “janë përkeqësuar”, që “vrasjet janë dyfishuar”, që ka një “lëshim skandaloz të punës”, dhe “neglizhencë fatale”! Dhe në fund që kjo situatë “është e trishtë dhe e rëndë për qytetaret”!Me dëshminë e tij aksidentalisht të sinqertë, z.Tahiri konfirmoi shqetësimin mbarëpopullor dhe shqetësimin e opozitës për rritjen e krimit dhe të pasigurisë së qytetarëve.Veç kësaj, duke gënjyer nën betim përpara Komisionit Hetimor të Kuvendit, dje Ministri i Brendshëm është bërë përsëri përgjegjës penalisht në bazë të Kodit Penal, neni 306 për “Dëshmi të rreme”, duke rënduar më tej pozitën e tij për “Moskallëzim krimi” në lidhje me vrasjet e disa personave të afërt me të, të cilën e kemi bërë të ditur më parë.Nxisim, inkurajojmë dhe këshillojmë përsëri qytetarin Sajmir Tahiri, Ministër i Brendshëm ende në detyrë, që të bashkëpunojë me drejtësinë sepse ligji parashikon lehtësira.