Didi në Vatikan,angazhohet për luftimin e trafikut të qënieve njerëzore

Drejtori i Pёrgjithshёm i Policisё sё Shtetit, Artan Didi, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare “Lufta kundër trafikut të qenieve njerëzore: Bashkëpunim ndërmjet Kishës dhe Organizatave ligjzbatuese”, zhvilluar në Vatikan nga data 9-10 Prill.Punonjës të zbatimit të ligjit dhe përfaqësues të kishës diskutuan sëbashku për të çuar përpara punën e përbashkët në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, si për sa i përket autoriteteve policore, të cilat janë të angazhuara mbi të gjitha për të goditur këtë fenomen të trishtë me mjete ligjore, ashtu dhe i operatorëve të tjerë njerëzor detyra kryesore e të cilëve është për të ofruar mikpritje, ngrohtësi njerëzore dhe mundësi integrimi viktimave të trafikimit.Gjatë kësaj konference të pranishmit i takoi dhe përshëndeti dhe Ati i Shenjtë, Papa Françesk, i cili nënvizoi faktin se trafikimi i qenieve njerëzore është një plagë në trupin e njerëzimit, është një krim kundër njerëzimit dhe e cilësoi këtë takim si shumë të rëndësishëm dhe si një gjest i Kishës, një gjest i personave me vullnet të mirë, që duan të thonë “mjaft”.Artan Didi, në përfundim të konferencës nënshkroi dhe deklaratën e përbashkët të Oficerëve të lartë të zbatimit të ligjit dhe përfaqësuesve të Kishës Katolike, ku ndër të tjera theksohej:“Si oficerë të lartë të zbatimit të ligjit brenda komunitetit ndërkombëtar, ne angazhohemi të çrrënjosim burimin e veprimtarive kriminale, të cilat abuzojnë me njerëzit e dobët. Kjo konferencë është pjesë e një procesi ku ne punojmë sëbashku për të zhvilluar një strategji në parandalimin, kujdesin pastoral dhe riintegrimin, duke i vënë viktimat në qendër të gjithçka ne bëjmë.”