Stërvitja detare “Sarex 1”, bashkëpunim për ligjshmërinë në ujrat territoriale VIDEO
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Prill 2014, 17:52
“Sarex 1”, ka qenë stërvitja e përbashkët e forcave dhe mjeteve të flotës detare, policisë kufitare dhe ato ajrore që është zhvilluar në Vlorë, me qëllim rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional në zbatim të ligjshmërise detare.Në këtë operacion u përfshinë 3 anije të rojes bregdetare me kapacitete operacionale shumë të larta për zhvillimin e këtyre operacioneve, një helikopter tip “Cougar”, grupi i forcave ajrore si dhe dy mjete të shpejta detare.Oficerë të Marinës dhe të Ushtrisë ndoqën nga afër manovrën e improvizuar të kërkim-shpëtimit.