“Parking 90” godet grupin kriminal të narkotikëve, sekuestrohet 250 kg drogë, 7 në pranga

Një operacion i përbashkët i policisë shqiptare dhe asaj greke ka çuar në sekuestrimin e 273 kilogramëve kanabis sativa, në të dy vendet. Operacioni i koduar “Parking 90”, ka filluar në Tiranë në orët e para të mëngjesit ku janë arrestuar 4 persona dhe u janë sekuestruar 23 kiligramë e dyshuar si marijuanë.Në pranga kanë rënë, Gentjan Dervishi, Ezmir Jauri, Erges Prifti dhe Fadil Femaj, ndërsa shtetasi Naim Maloku, është shpallur në kërkim. Paralelisht në Greqi janë arrestuar tre persona dhe është mundur të sekuestrohen 250 kilograme kanabis.Policia helene ka mundur të vërë në pranga 2 shqiptarë dhe një grek. Kështu janë ndaluar Edmond Kabashi, Julian Bedollari të dy nga qyteti i Korçës dhe shtetasi grek Georgios Moysidi dhe është shpallur në kërkim Erion Velo nga Lushnja.Mësohet se lënda narkotike ka qenë fshehur në një kamion me targa shqiptare dhe destinacioni ka qenë tregu grek.Komunikata e policisë së Shtetit për operacionin antidrogë:Si rezultat i një operacioni të përbashkët ndërmjet Policisë Shqiptare dhe asaj Greke të koduar “PARKING 90”, gjatë ditës së djeshme, është bërë e mundur goditja e një grupi kriminal në fushën e trafikimit të narkotikëve, arrestimi i 7 personave dhe shpallja në kërkim e 2 autorëve të tjerë të implikuar, si dhe sekuestrimi i sasisë prej rreth 250 kg lëndë narkotike marijuanë.Nga Drejtoria për Narkotikët dhe Trafiqet në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë për Krime të Rënda Tiranë, është regjistruar procedimi penal për veprën penale “Trafikimit të narkotikëve” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal.Në kuadër të këtij hetimi, pas veprimeve mjaft profesionale të strukturave të Luftës Kundër Drogës të Policisë së Shtetit, me përdorim dhe të metodave speciale të hetimit, më datë 08 Prill 2014, në bashkëpunim me autoritet policore Greke të Luftës Kundër Drogës në Selanik, është bërë sekuestrimi i sasisë prej 250 kg lëndë narkotike marijuanë dhe arrestimi shtetasve:1. Edmond Xhimi Kabashi, vjeç 32, banues në Korçë.2. Julian Shyqo Bedollari, vjeç 30, banues në Korçë.3. Georgios Kyriakos Moysidis, vjeç 29, banues në Thiva, GreqiLënda narkotike është gjetur e fshehur në kamionin me targë AA 526 JB.Po në Greqi është bërë shpallja në kërkim e shtetasit shqiptar Erion Hilli Velo, vjeç 34, lindur në Lushnjë, Shqipëri dhe rezident në Athinë, Greqi, i dyshuar si personi pritës i sasisë së lëndës narkotike.Njëherazi nga strukturat e Policisë së Shqiptare është zhvilluar operacioni për kapjen e bashkëpunëtorëve të tyre në Shqipëri, ku u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasve:1. Fadil Lutfi Demal, vjeç 49, lindur në Fier e banues në Elbasan.2. Gentian Qemal Dervishi, vjeç 32, banues në Tiranë.3. Ergest Margarit Prifti, vjeç 28, lindur në Gjirokastër e banues në Tiranë.4. Ezmir Hysen Jauri, vjeç 29, lindur në Krastë,Burrel e banues në Tiranë.Po ashtu është shpallur në kërkim e shtetasit: Naim Asllan Maloku, vjeç 46, banues në Çerkezë, Tiranë.Nga strukturat e Policisë së Shtetit këtyre shtetasve ju gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale:• Sasia prej 23.6 gr lëndë narkotike e dyshuar marijuanë.• Një presë, e cila ka shërbyer për presimin e lëndës narkotike së bashku me aksesorë të domosdoshëm për presim.• Qese ambalazhi të përdorura për ambalazhimin e lëndës narkotike.• Shuma prej 4 100 Euro dhe 3 000 lek.• 10 aparate celulare, 10 karta sim.• Dy automjete.Nga strukturat e Policisë së Shtetit vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të aktivitetit kriminal të këtyre shtetasve, si dhe për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme. Materialet procedurale në ngarkim të tyre i kanë kaluar për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë për Krime të Rënda.Konkludimi me sukses i këtij operacioni u bë i mundur falë bashkëpunimit të shkëlqyer e mjaft profesional të strukturave policore të të dy vendeve dhe prokurorive respektive.(Video e operacionit të policisë shqiptare në bashkëpunim me atë greke)