Trazirat në Egjipt, Shefi i ushtrisë thirrje për dialog
Shefi i forcave të armatosura të Egjiptit, gjeneral Abdel Fattah al-Sissi, ka bërë thirrje për dialog ndërmjet palëve.Agjencia shtetërore e lajmeve, MENA, ka raportuar se al-Sissi, ka bërë thirrje që të gjitha partitë politike të takohen nesër, që t’i zgjidhin dallimet e tyre, të cilat e kanë ndarë Egjiptin dhe ka kërkuar “bisedime për përfundimin e krizës aktuale”.Ftesa e tij u bë derisa protestuesit kundër dhe për presidentin Muhammad Morsi po tubohen në Kajro.Kundërshtarët e tij janë kundër referendumit për propozim – tekstin e kushtetutës, i caktuar për 15 dhjetor, ndërsa mbështetësit kërkojnë që ky referendum të mbahet ashtu siç është paralajmëruar.Propozim-teksti është kritikuar ashpër nga opozita dhe grupet për të drejta të njeriut, për dështim që të garantoj liri fundamentale dhe mbrojtje për femrat dhe minoritetet.