Berlusconi: Gjermania përgjegjëse për krizën italiane; Westerwelle: S’kemi faj
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwelle e ka paralajmëruar ish kryeministrin Italian, Silvio Berlusconin, që të mos e godasë Gjermaninë, derisa po kërkon të bëjë një kthim politik.Westerwelle tha se Berlini nuk do të përfshihet në zgjedhjet italiane, por theksoi se “është një gjë që ne nuk e pranojmë- që Gjermania të bëhet subjekt i fushatës populiste zgjedhore”.“As Gjermania e as Evropa nuk ia ka shkaktuar Italisë problemet aktuale”, ka thënë ai, duke përsëritur se Italia duhet të përmbushë reformat, ose në të kundërtën do të shkaktojë “vështirësi serioze” për vetën dhe “trazira” për Evropën.Më herët ish kryeminsitri Silvio Berlusconi ka fajësuar Gjermaninë për krizën në Itali, në mënyrë të vecantë kancelares gjermane Angela Merkel.Në një prej kanaleve televizive, Berlusconi është shprehur se kur ka marrë pjesë më parë në samitet e BE-së, gjithmonë “i ka kudërshtuar kërkesat gjermane.Ai ka kritikuar pasardhësin e tij, Mario Montin, për të cilin ka thënë se qasja e tij pro-gjermane ka thelluar edhe më tej receisonin në Itali.Gjermania është një nga vendet e BE-që që kanë qenë e ashpër me vendet evopiane të prekura nga kriza, duke iu kërkuar që të miratojnë masa të ashpra kursimi.