Përdorimi i armëve kimike në Siri, Panetta: S’kemi sinjale konkrete
Sekretari amerikan i mbrojtjes, Leon Panetta, thotë se duket se regjimi i Sirisë i ka ngadalësuar planet për përdorimin e mundshëm të armatimit kimik.Duke folur para gazetarëve në avion aeroplan fluturimit nga Uashingtoni për në Kuvajt, zoti Panetta tha se agjencitë e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara nuk kanë parë asnjë lëvizje të re nga regjimi i Sirisë, që do të paralajmëronte përdorimin e mundshëm të armatimit kimik kundër kryengritësve.Javën e kaluar, zyrtarët e Shteteve të Bashkuara thanë se ka dëshmi nga Siria që sugjerojnë se qeveria kishte përgatitur gazin sarin për përdorim të mundshëm në bomba.Regjimi i presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, është konsideruar se posedon arsenal shqetësues të armatimit kimik, përfshirë edhe gazrat helmuese.Siria nuk e ka nënshkruar Konventën për Armatimet Kimike të vitit 1997, prandaj supozohet se nuk do të lejonte inspektim ndërkombëtar.Ndërkaq Shtetet e Bashkuara e kanë cilësuar Frontin al-Musrah në Siri si grup i jashtëm terrorist, duke thënë se ai është një ekuivalent i al-Kaidës në Irak.Në një kumtesë, Departamenti Amerikan i Shtetit i ka ndaluar të gjitha transakcionet me këtë grup dhe i ka bllokuar fondet që i takojnë këtij grupi në Shtetet e Bashkuara, duke thënë se “kishte synuar ta portretizojë vetëveten si pjesë e opozitës legjitime siriane, derisa në fakt, ishte një përpjekje nga al-Kaida në Irak për t’i rrëmbyer përpjekjet e popullit sirian, për qëllimet e veta të këqia”.Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara gjithashtu ka vendosur sanksione kundër dy “liderëve të lartë” të grupit al-Nusrah, Maysar Ali Musa Abdallah al-Juburi dhe Anas Hasan Khattab, dhe ndaj dy grupeve militante, për të cilat thuhet se kontrollohen nga presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad.