Kapen 107 kg marijuanë në kufirin shqiptaro-grek

107 kg marijuanë janë sekuestruar nga policia greke e Janinës, në një zonë pranë kufirit shqiptaro-grek.Droga u gjet e vendosur në 4 çanta dhe e fshehur pranë një kishte në fshatin Sitaria të Janinës. Pranë lëndës narkotike është gjetur dhe një fishek arme zjarri.Policia greke ka nisur një operacion të gjerë në zonë për kapjen e trafikantëve që kanë fshehur drogën me qëllim ardhjen e personave të tjerë nga brendësia e tokës greke për ta tërhequr.