Pakistan, Ish-presidenti del sot para gjykatës

Ish-sundimtari ushtarak i Pakistanit Pervez Musharraf, pritet sot të dalë para një gjykate të veçantë, me akuzën për tradhëti.Procedurat ligjore ndaj ish-presidentit Musharraf, kanë filluar në dhjetor, por ish-gjenerali është shfaqur vetëm një herë në gjykatë dhe si i tillë ai ende nuk është akuzuar zyrtarisht.Rasti ka të bëjë me vitin 2007, kur në cilësinë e presidentit ai e kishte shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.Musharraf u largua nga pushteti më 2008-tën.Vitin e kaluar, ai u rikandidua për president, por menjëherë është përballur me një seri padish ndaj tij, që kishin të bënin me periudhën e sundimit të tij, 1999-2008.