Përgjaken zgjedhjet në Turqi, 6 të vrarë në përleshjet mes mbështetësve të kandidatëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Mars 2014, 17:56
Por duket se proçesi zgjedhor në Turqi është përgjakur pasi 6 persona janë vrarë këtë të dielë gjatë përleshjeve të dhunshme mes grupeve rivale të kandidatëve në zgjedhjet lokale. Zyrtarë të sigurisë turke bën të ditur se 4 persona mbetën të vrarë pasi shkëmbyen zjarr në fshatin Juvacik, një provincë lindore e Sanliufra, në kufi me Sirinë.Përplasje të tilla janë shënuar edhe në zgjedhjet e mëparshme vendore. Ndërsa në provincën Hatay, gjithashtu në kufi me Sirinë, dy persona të tjerë, familjarë të kandidatëve në këto zgjedhje, mbetën të vrarë pas përleshjeve me armë.Të dy këta kandidatë janë të pavarur. Nga konfliktet mbeten të plagosur edhe 18 persona ndërsa ende nuk ka një reagim nga zyrtarët turkë.