Kërkimet për avionin në Oqeanin Indian, anija kineze drejt zonës ku u panë disa objekte
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Mars 2014, 14:48
Anijet kineze janë vënë në kërkim të aeroplanit të zhdukur të Malajzisë në Oqeanin Indian.Dy anijet janë duke bërë përpjekje të gjejnë një numër objektesh që janë identifikuar nga aeroplanët të premten.Boeingu 777 është zhdukur më 8 mars, me 239 persona në bord, derisa udhëtonte nga Kuala Lumpuri për në Pekin.Hetuesit nuk mund të thonë nëse objektet e para nga aeroplanët i përkasin avionit të zhdukur, derisa ato të mos gjenden nga anijet.