Basha i bën "radiografinë" ekonomisë: Qeveria Rama po e dërgon në reaminacion

Mazhoranca e ka çuar ekonomine e vendit ne reanimacion. Keshtu ka deklaruar kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ku ne mbledhjen e grupit kuvendor eshte fokusuar terësisht tek ekonomia, ndërsa te gjitha manovrat dhe vendimet e qeverise i cilesoi si shkaterruese per ekonomine.“E çuan ekonominë në reanimacion me rritjen e menjëhershme dhe drastike, jashtë çdo logjike ekonomike të borxhit, me uljen absurde me ligj të planit të të ardhurave nga doganat dhe tatimet, me taksat e larta dhe totalisht të paekuilibruara, që janë shndërruar në boomerang dhe fatkeqësi e ekonomisë. Rritja e madhe e akcizave sipas qeverise pritet të sjellë 120 milion dollarë më shumë në buxhet. Në fakt në dy muajt e parë të vitit ka sjellë 10 milion dollarë më pak, ndërkohë që rritja e të ardhurave është më pak se një e pesta e asaj që është programuar. Një dështim të këtyre përmasave në parashikim dhe në zgjidhjet e propozuara nuk e ka njohur asnjë qeveri në historinë e njëzet e tre viteve të fundit. Rrallë mund të gjesh në botën e lirë ndonjë shembull që t’i përafrohet në gabimit në parashikim të dyshes Rama-Meta me taksat e larta e shumë të larta. Gabimet rëndom janë njerëzore, por kush gabon në këtë shkallë bëhet i pabesueshëm për të drejtuar dhe nuk jep më asnjë garanci.Në vija të përgjithshme, qeveria angazhohet për:-bllokimin e rritjes së pagave për tre vjet dhe indeksimin e pensioneve vetën për nivelin e inflacionit.-rritjen e moshës së daljes në pension dhe rritjen e kontributeve.-Rritjen e çmimit të energjisë elektrike në muajin qershor të këtij viti” tha Basha.Marreveshja me FMN, kryetari i demokrateve e cilesoi nje auto demaskim te premtimeve dhe programit ekonomik te qeverise Rama. Sipas tij, gjendja dhe prespektiva e ekonomise eshte e erret.“Marrëveshja e qeverisë me FMN-në është një autodemaskim në përmasa të mëdha i gjithë falsitetit dhe gënjeshtrave të saj elektorale dhe pas-elektorale për ekonominë. Një autodemaskim i papërgjegjshmërisë dhe dështimit të saj spektakolar. Prandaj Qeveria ka dashur ta mbajë sa më larg njohjes nga publiku dhe opozita. FMN ka ripërsëritur në krye të marrëveshjes faktin botërisht të njohur e të pranuar se Shqipëria mënjanoi me sukses rënien e ekonomisë në krizë gjatë recesion global, pra gjatë qeverisjes sonë. Në vend që të niseshin nga ky realitet, për të avancuar me kujdes politikat e stabilitetit dhe ringritjes graduale, zoti Rama me të tijtë u nisen si mohues të mëdhenj dhe si demagogë. Kjo sigurisht, shkaktoi menjëherë, siç nënvizon FMN, rënie të ndjeshme të besimit të investitorëve, përkeqësim të klimës së biznesit, rritje të rrezikut të financimit të borxhit, borxh që u rrit nga qeveria nga niveli 62 për qind në 74 për qind të PPB-së. Rritja e nivelit te borxhit publik me 1.4 miliardë USD ne harkun e 15 muajve (tetor 2013 - dhjetor 2014) u bë me pretekstin e shlyerjes se borxhit ndaj kompanive. Por pas 6 muajsh qeveria ka paguar rreth 140 milionë USD me pak [ër punime apo shërbime të kryera për kontratat me qeverinë ne krahasim me te njëjtën periudhe te një viti me pare. Ndërkohë që janë rimbursuar rreth 32 milionë USD me pak rimbursim TVSH (gjithnjë krahasuar me periudhën respektive të vitit te mëparshëm). Gjithashtu, qeveria gjatë dy muajve te pare nuk ka paguar asnjë qindarke për të përndjekurit politike, ndërkohe qe ne periudhën janar-shkurt 2013 janë paguar 3 milionë USD. Pardje inauguroi lyerjen e zyrave qe e quajti rikonstrusion. Uroj që nuk do ta faturojë si rikonstruksion ndonëse njihet tradita e fasadave persa i përket kësaj tradite. Qeveria gjate dy muajve te pare nuk ka paguar asnjë qindarke nga fondi prej 1.1 miliardë leke te planifikuar për vitin 2014 për "kompensimin për shtresat në nevojë". Ashja qindarkë të vetme. Qeveria gjatë dy muajve te pare nuk ka paguar asnjë qindarke per te ashtuquajturat detyrime për projektet e investimeve publike” theksoi Basha.Mazhoranca po i ben bisht perballjes me te vertetën tha Basha, ndaj opozita eshte e vendosur ne akisonin e saj per te bere transparence, duke filluar nga salla e parlamentit dhe duke e shtrire anembane vendit.