Kanioni përpiu 18-vjeçarin,organizatori i aventurës së "tmerrit": Uroj të jetë gjallë

Duhej të ishte një aventurë e lumtur rinore, por është kthyer në makth për 62 të rinj që kanë marrë rrugën të dielën e fundit të marsit për në kanionet e Erzenit. Ili Gërdupi është student drejtësie, dhe organizimin e tureve të tilla turistike e ka pasion e jo mjet fitimi. Por ajo që ka përjetuar në turin e rradhës sigurisht që do ndikojë tek pasioni i tij për aventurë. E ndërsa bëhet gati për të ndjekur orën e radhës në auditorët e juridikut ai tregon ngjarjen tragjike kur lumi Erzen përpiu në kanionet e tij djaloshin 18-vjeçar Erjon Alizoti."Ishte eskursioni i 4-t që ne bëjmë dhe gjatë këtyre herëve nuk ka patur asnjë inicident. Ne ne fb u bëmë 62 veta që do e ndërrmernim këtë iniciative. U nisëm në drejtim të shpellës së Pëllumbasit. Transporti dhe rruga shkoi shumë mirë. Kontaktet personale nuk kemi patur shumë me ata që udhëtonin, kemi biseduar vetëm përgjatë kohës së udhëtimit. Unë dhe bashkëorganizatorët dhamë të gjitha rekomandimet dhe këshillat. Pasi shkuam në shpellë, një nga bashkëputorët me thanë që nuk duhet të kalojmë shtegun për në kanion sepse rruga është e pakalueshme, ka rrëshqitje dheu. I bëra thirrje dhe një herë të mos shkojmë më tej”thotë ai.Telefonata e fundit nga organizatorët ishte për humbjen e Erjonit, fakti se nuk po e gjenin pavarësisht kërkimeve. Gërdupi thotë se ishte gati e vështirë të shmangie iniciativat private për të shkuar më tej, ashtu siç bënë djemtë, ndoshta për të hequr kuriozitetin e kanioneve ndoshta për të bërë foton e rradhës. Terreni, thotë Ili ishte më i vështirë se herët e tjera. Reshjet e javës së kaluar e kishin bërë lumin më të rrëmbyeshëm ndërsa kishte edhe rrëshqitje dheu.“Gjysma që udhëtonte me ne u kthyen në fshat. Njëri nga organizatorët më telefonoi dhe më tha, dikush ka rënë poshtë në ujë. Pastaj më thanë që e nxorën dhe është mirë, më pas më ritelefonuan duke më thënë se ranë në ujë 2 djem. Njoftova policinë menjëherë”.Ili është i tronditur. Thotë se nuk do të ndërrmarrë asnjëherë më eskursione të tilla dhe lutet në Zot që kjo ngjarje të mos përfundoj me pasoja, edhe pse Erjoni mungon.“Shpresoj dhe lutem në Zot që Erjoni të gjendet. Unë nuk do të ndërmarr më aktivitete të tilla”.