Gjendet i dekompozuar në një kanal, viktima dyshohet të jetë aksidentuar
Nje trup i pajete eshte gjetur ne kanalin pergjate autostrades Lushnje-Fier,ndersa dyshohet se ai shte goditur nga nje automjet i cili eshte larguar nga vendgjarja. Kufoma eshte e seksit mashkull dhe ende nuk eshte identifikuar nga forcat e policise se komisariatit te Lushnjes.Grupi i ekspertizes ka nisur hetimet per te evidentuar edhe kohen e sakte kur mund te kete ndodhur ngjarja, qe ne fakt mendohet te kete mbi dy muaj.Kufoma eshte gjetur nga punonjesit e mirembajtjes se autostrades, te cilet kane njoftuar menjehere efektivet e policise. Trupi i pajete ndodhej ne vendin qe njihet si kilometri i katert ne autostraden Lushnje-Fier, ndersa ai ishte mbuluar nga bimesia, qe duke u nisur nga gjatesia e tyre ka ngritur edhe dyshimet se ngjarja mund te kete ndodhur rreth dy muaj me pare.Policia e Lushnjes po punon per identifikimin e trupit, duke ju referuar edhe denoncimeve që mund te jene kryer prane saj per humbjen e ndonje personi, çka do te lehtesonte ndjeshem identifikimin e kufomes.