Kërkohej nga Gjermania, arrestohet në Gjirokastër kreu i një grupi kriminal
Arrestohet një person i shumëkërkuar për llogari të drejtësisë gjermane. Strukturat e drejtorise se Policisë së qarkut të Gjirokastrës nën drejtimin e strukturave të Departamentit për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit finalizuan operacionin policor të koduar 'Rauber', ndërsa në pranga ka rënë i shumëkërkuari Klaudjos Dervishi.35-vjeçari Dervishi ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi akuzohet për krijim grupi të strukturuar kriminal dhe për një sërë vjedhjesh në Gjermani. Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, në bazë të letër-porosisë nga Gjermania ka dhënë masën “arrest në burg” për Klaudjos Dervishin nga Zhapokika e Tepelenës.Ndërkaq policia vendosi masën e sekuestros për sërë objektesh në pronësi të Dervishit, të dyshuara si asete kriminale, konkretisht për një fabrikë vaji, një plantacion ullinjsh, një hotel dhe tre automjete.35-vjeçari do të qëndrojë në burg deri në plotësimin e dokumentacionit të ekstradimit drejt Gjermanisë.