Vdiq nga torturat në burg, nëna e Ilia Karelit kërkon drejtësi: Më sillni trupin

Nëna e shqiptarit të vrarë barbarisht në burgun grek të Nigritas ka kërkuar drejtësi. Resmije Kume, nga fshati Zhupan i Fierit, ndërsa ka hapur dyert e mortit për të birin Kudret Kume, që njihej në Greqi me emrin Ilia Kareli, kërkoi po ashtu nga shteti shqiptar të kthejë trupin e tij në atdhe.Ajo ka rrëfyer se disa herë ka udhëtuar në Greqi për tu takuar me të birin në burg, por asnjëherë nuk e kanë lejuar.“Asnjëherë nuk më kanë lejuar ta takoj. I vajti thika në eshtër që e bëri atë krim, ti jepnin dënim po jo ta masakronin, unë jam e vdekur për vete. Ai bënte kërkesa për të më takuar, asnjëherë nuk e lejuan. Arsye tjetër nuk besoj të ketë pasur, vetëm për këtë e bëri", rrëfen ajo.Ilia Kareli apo Kudret Kume, prej 1997 ishte burgosur në burgjet greke për një sërë akuzash. Ditë më parë ai kërkoi leje për të takuar nënën e tij, e cila ishte e sëmurë, por pas refuzimit të radhës që ju bë nga autoritetet, në shenjë proteste ai vrau një gardian në burgun e Malandrinos.Pas ngjarjes ai akuzoi drejtësinë greke se nuk po e lejonte të takonte familjarët. 42-vjeçari u transferua në një burg tjetër, atë të Nigratas, ku gjeti edhe vdekjen.Ekzaminimet mjekoligjore treguan se ai u rrah në mënyrë brutale nga policët grekë që i thyen kafazin e kraharorit me shkop gome, ndërsa ka dyshime se përdorën dhe elektroshokun, si hakmarrje për vrasjen e gardianit grek.Policët grekë "rikthejnë” dënimin me vdekje, vdes nga torturat në burg Ilia KareliIlia(Ylli) Kareli vdiq nga të rrahurat. Ky është rezultati i raportit mjekoligjor, sipas të cilit i dënuari me burgim të përjeshëm kishte plagë të shumta, thyerje në kafazin e krahërorit, të cilat janë shkaktuar nga gjuajtje me shkop gome. Po sipas raportit, dëmtimet dhe plagët në trupin e pajetë ishin pasojë e një rrahje disa ditë më parë(25 mars).Me interes të veçantë është fakti se ekspertët e mjekësisë ligjorekane gjetur shenja djegieje pëllëmbën e dorës së djathtë të 40-vjeçarit, gjë që dëshmon se Kareli është torturuar.Ndërkohë rezultati i mjekut ligjor përjashton mundësinë që vdekja e Ilia Karelit të ketë ndodhur për shkaqe natyrale, pra si komplikacion i zemrës ose shkaqe të tjera patologjike, dhe arrin në përfundimin se shkaku i vdekjes është dëmtimi i kafazit të krahërorit nga goditjet me shkop gome.Sipas të njëjtit informacion, raporti mjeko-ligjor flet për dëmtime në gjymtyrët e sipërme dhe të poshtme me shkop gome.Trupi i pajetë i Ilia (Ylli) Karelit u gjet i vdekur ne qeline e burgut, në orën 23.30 (22:30 me orën shqiptare) nga oficerët e burgut, të cilët kanë vënë re se ai qëndronte palëvizur për një kohë të gjatë.Ilia ishte i vetëm në qelinë e tij, në burgun e Nigritës në Seres, për arsye sigurie. Sipas asaj që është raportuar nga zyrtarët e burgut, në orën 15:45 në mesditën e ditës së enjte, Kareli është kthyer në burg nga zyra e hetuesisë, ku ai kishte shkuar për të kërkuar falje. Në orën 18.32 është shtrirë në shtratin e tij dhe për 45 minuta, po sipas zyrtarëve të burgut nuk ka qenë i qetë.Sekretari i Shërbimit të Burgut të Nigritës, Panagiotis Radopoulos, duke folur për mediat greke (Zougla.gr) ka përshkruar hap pas hapi veprimet e Karelit që nga transferimi deri tek qëndrimi i tij në burgun e Nigritës në Serres.Sipas tij, kjo nuk është një vetëvrasje, ndërsa të gjitha lëvizjet e Ilia (Ylli) Karelit janë regjistruar nga kamerat e sigurisë dhe materiali tashmë u është dërguar autoriteteve të ndjekjes penale .Megjithatë, sipas dëshmitarëve në burg, kur Kareli ka mbërritur në burgun e Nigritës, ka patur shenja të dukshme dhune, si të gërvishtura dhe të nxirra. Ndërkohë, kur i është kërkuar që të shkojët në klinikën e burgut për ekzaminim, ai nuk ka pranuar dhe është çuar në një qeli të veçantë, ku ka qëndruar deri në vdekjen e tij.Sipas përgjegjësit të rojeve të brendshme të burgut të Nigritas, Kareli u transferua në burg rreth orës 16:00 të ditës së enjte dhe është mbajtur në izolim për arsye sigurie.Pak para mesnatës, shërbimi i burgut ka vënë re se 40-vjeçari i burgosur qëndronte i palëvizur në shtratin e tij. Menjëherë është lajmëruar ambulanca dhe Kareli është transportuar fillimisht në Qendrën Shëndetësore të Nigritës, dhe më pas në Spitalin e Përgjithshëm të Serres.Është kryer ekzaminimi mjeko-ligjor në Sptalin e Seres, dhe sipas të dhënave të para, përjashtohet që Kareli të jetë vrarë.Trupi i pajetë i Karelit pritet të transportohet në Selanik. Për më tepër, do të bëhet dhe ekzaminimi toksikologjik, rezultatet e të cilit do të dalin brenda 15 ditëve.Sipas një zyrtari të burgut të Nigritës, burgu monitorohet me kamera , kështu që janë regjistruar të gjitha lëvizjet e të burgosurit.Ndërkohë dje websajti grek "Athinë Indymedia", ka denoncuar rrahjen e të burgosurit gjatë transferimit.Shqiptari Ilia Kareli ishte i dënuar me burgim të përjetshëm.Të martën paradite, në burgun e Malandrinos në Greqinë Qendrore, i burgosuri shqiptar në gjendje të tronditur vrau rojen e burgut.Ngjarja ndodhi pas marrjes së drekës, kur i burgosuri shqiptar, i dënuar me burgim të përjetshëm, kishte mësuar se i ishte anuluar kërkesa e lejes.Pasi bëri fjalë me gardianin ai bërtiti: “Nuk u ngopët kaq vjet me jetën time? Jam brenda në burg që nga viti 1997. Akoma vazhdoni të më mbani brenda. Pse nuk më latë të shikoja të gjallë nënën time dhe të të krijoja dhe unë familjen time? Tani jam I detyruar të marr dhe unë jetën e njërit prej jush”, dhe ne vazhdim iu hodh sipër rojes së burgut dhe i preu fytin me një thikë artizanale.E ëma e të dënuarit shqiptar ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, ndaj ai kërkonte që ta shihte atë.Gardiani, babai i dy fëmijëve është transferuar me urgjencë në spital por nuk ka mundur që ti mbijetojë plagës së marrë.

Vrasja në Greqi, reagon Avokati i Popullit: Shteti ynë të paktën të marrë informacion

Ndërkohë Avokati i Popullit Igli Totozani, ka nisur sot letër për Ministrinë e Jashtme shqiptare dhe për Avokatin e popullit në shtetin helen në lidhje me vdekjen e shtetasit shqiptar, Ilia Kareli në një burg të Greqisë“Nisur nga lajmi i botuar sot në shtypin e shkruar, jemi vënë në dijeni të ngjarjes në burgun e Malandrionos, ku është gjendur i vdekur në qelinë e tij një shtetas shqiptar, i cili po vuante denimin në këtë institucion të ekzekutimit të veprave penale në shtetin grek.Për vetë rrethanat e kësaj ngjarje, e cila është paraprirë nga zhvillime të tjera që kanë rezultuar me humbjen e jetës të nje prej gardianëve grekë në po të njëjtin institucion të vuajtjes së dënimit në shtetin fqinj, gjykojmë se është e nevojshme që institucioni që Ju drejtoni të ndjekë nga afër zhvillimet që kanë të bëjnë me hetimin e saj nga autoritetet kompetente vëndase duke kërkuar informacionet përkatëse për këtë qëllim.Është detyrim kushtetues mbrojtja e të drejtave të shtetasve shqiptarë me banim të përkohshëm ose të përhershëm jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë, nga ana e shtetit shqiptar dhe institucioneve që përfaqësojnë atë. Në vlerësimin e Avokatit të Popullit, theksojmë se është i dënueshëm ligjërisht dhe moralisht çdo veprim i cili çon në humbjen e jetëve njerëzore pavarsisht faktit se kujt i përkasin ato.Për sa më sipër, një rol aktiv i Ministrisë së Punëvë të Jashtme në sqarimin e rrethanave të vdekjes së shtetasit shqiptar Ilia Kareli, do të ishte i domosdoshëm dhe domëthënës në kuadër të mbrojtjes dhe respektimit të të drejtave të shtetasve shqiptar kudo që ata ndodhen.Duke ju falendëruar për mirëkuptimin dhe në prijte të përgjigjes nga ana Juaj”, shkruhet në letrën drejtuar Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati.Ndërsa letra drejtuar Avokatit të popullit në Greqi ka këtë përmbajtje:“E dashur kolege znj. Spanou,Jemi vënë në dijeni të ngjarjeve të rënda që kanë ndodhur në burgun e Malandrinos në Greqi, përmes njoftimeve të medias duke përcjellë hidhërimin dhe shqetësimin tonë institucional dhe njerëzor për humbjen e jetëve.Së fundmi, u njoftuam për vdekjen e shtetasit shqiptar Ilia Kareli në qelinë e tij, në burgun e sipërcituar, vetëm pak ditë pasi mbeti i vrarë një prej gardianëve të këtij institucioni të vuajtjes së dënimit penal.Theksojmë se humbja e jetëve njerëzore është një pasojë e rëndë dhe një akt i cili duhet hetuar me seriozitet dhe objektivitetin e nevojshëm nga ana e autoriteteve përkatësë kompetente të shtetit grek. Për këto arsye, ndjekja nga afër nga ana e institucionit të Ombudsmanit të Greqisë brënda kompetencave të tij, e procesit zyrtar investigues që do të zhvillohet nga institucionet përgjrgjëse, vlersojmë se do të ishte një veprim domëthënës dhe inkurajues për zbardhjen e rrethanave dhe shkaktarëve të këtyre ngjarjevë të hidhura që kanë tonditur opinionin publik të të dy vendeve tona.Duke ju falendëruar për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin Tuaj”, shkruan Avokati i Popullit Igli Totozani.