Konkurenca e pandershme, tregëtarët e peshkut: Po falimentojmë, jemi me liçensë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Mars 2014, 17:03
Tregetaret e liçensuar te peshkut ne qytetin e Korçes ngrejne shqetesimin se konkurohen ne menyre te pandershme, nderkohe qe edhe kushtet ku tregetojne jane te papershtashme pavaresisht se jane taksa pagues te rregullt.Ne keto kushte ku ofrohet ky produkt per konsumatorin, duket se aksioni i marre nga Bashkia, por edhe AKU ka qene nje show institucional pasi efekti ne terren dhe prezenca e punonjesve te AKU eshte inegzistent.Shitja e peshkut ne rruge ne qytetin e Korçe ka qene gjithmonë nje gangrene ku peshkatare te zonave te ndryshme pa paguar, asnje lloj takse apo detyrimi sheshin ne te gjithe qytetin, duke konkuruar te ata qe jane te pajisur me liçense.