Familja Buhaj në qiell të hapur, Tula: Mungon mbështetja nga pushteti vendor

Prej disa javesh ne qiell te hapur pasi banesa ju shkrumbua nga shkendija elektrike, per familjen Buhaj ne fshatin Drisht te komunes Postribe eshte çelur nje rreze shprese.Drejtues te Sherbimit Social Shteteror Shkoder, permes donacioneve i kane ofruar disa ndihma kesaj familje, te cilat jane vetem momentale.Drejtoresha e ketij institucioni, Valbona Tula, i beri thirrje pushtetit vendor te Postribes te pergatitin nje plan emergjent dhe efikas, nderkohe qe nuk kurseu kritikat ndaj neglizhences qe tregon ne te tilla raste pushteti lokal.15 anetaret e kesaj familje kane kaluar netet ne nje çader te mundesuar nga Prefektura, ndersa kete te shtune u ndihmuan edhe me ushqime dhe veshmbathje.Shpresa e vetme per ta eshte nderhyrja per rikonstruksionin e baneses, per te cilen nevojiten te holla, pasi ne te kunderten ata do te vijojne te qendrojne dhe jetojne qe te gjithe brenda kesaj çadre.