Ripyllëzimi i Shqipërisë, mbillen pemë në qytetet e Beratit dhe Lezhës
Bashkia e Lezhes ka mbjedhur 250 peme te reja ne zonen e Kalase, kjo si forme per ta mbrojtur kete zone nga erozioni agresiv qe eshte shafqur vitet e fundit.Nepermjet ketyre nismave synohet rigjenerimi i zonave pyjore qe jane demtuar gjate 20 viteve te fundit, e te cilat duhet te jene nje objektiv i te gjithe komunitetit.Ditët kushtuar pyllëzimit kanë bashkuar institucionet vendore ne Berat, të cilët kanë nderhyre per ripyllëzimin e zonave muzeale të konsideruara si më të rëndësishme, jo vetëm për shtimin e hapësirave të gjelbërta, por dhe rritjen e imazhit në sytë e vizitorëve.Nën moton "të parandalojmë shkatërimin masiv që ju është bërë pyjeve dhe parqeve", 500 pemë të reja jane mbjelle në zonën perëndimore të Kalasë së qytetit, në kurorën e gjelbër, në qendër të qytetit të Kuçovës dhe në një shkollë të komunës Velabishtë.