Lezha qyteti më i shtrenjtë?! Banorët: Zyra e Mbrojtes së Konsumatorit hesht
Çmimet e produkteve te konsumit ne Lezhe jane mesatarisht 30 % me te larta ne krahasim me qytetet e tjera te vendit.Ky shqetesim qe prek se tepermi xhepat e qytetareve ka nxitur Komitetin Rinor qe te ndermarre nje fushate sensibilizuese, por nderkohe ka kerkuar reagimin e institucioneve qe duhet te ishin mbrojteset e konsumatorit.Keta te rinj kerkojne qe ky shqetesim te mos bjere ne vesh te shurdhet, kjo referuar faktit se kane mundur te marrin nje pergjigje ne Zyren e Mbrojtjes se Konsumatorit prane Bashkise Lezhe.Ne lidhje me kete problem qe ngrejne te rinje, Bashkia e Lezhes nuk ka dhene asnje shpjegim, ndersa ka bere te ditur se do te ndermarre kontrolle per kete qellim, si dhe do te angazhoje edhe institucione te tjera per te verifikuar nese ka abuzime me çmimet.