Bulqizë, gjendet poshtë ure trupi i pajetë i një personi

Gjendet trupi i pajetë i një personi në Bulqizë. Burime nga policia bëjnë me dije se viktima i përket seksit mashkull, rreth 50 vjeç, ndërsa nuk dihet ende identiteti i tij.Po sipas të njëjtave burime, kufoma është gjetur poshtë urës së një lumi në komunën Gjoricë nga kalimtarë të rastit,të cilët më pas kanë njoftuar dhe policinë.Trupi i pajetë është transportuar menjëherë në morgun e spitalit rajonal dhe do jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të përcaktojë dhe shkaqet e vdekjes së 50-vjeçarit.