Klos, sekuestrohen një sasi armësh, në pranga 41-vjeçari

Policia e Matit ka arrestuar sot një 41-vjeçar pasi i janë gjetur një sasi armësh në banesë.Burime nga policia bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Ibrahim Kadiu I cili akuzohet për armëmbajtje pa leje.Sipas policisë gjatë kontrollit në banesën e 41-vjeçarit në Klos u gjetën një automatik, një pushkë gjermane, një pushkë 20-she, 50 copë fishekë, një sasi fitili përcjellës dhe disa kapsolla.Ndërkohë materialet në ngarkim të 41-vjeçarit i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit për hetime të mëtejshme.