“Princesha” në rrugët e vendit, gratë shqiptare bëhen pjesë e një gare rally

Gra nga të gjitha fushat kanë marrë pjesë në garën “Princes Rally Albania”.Kjo garë është e ndarë në dy etapa Tiranë-Pogradec-Tiranë.Organizatorja e këtij aktiviteti, Anila Basha, është shprehur se me anë të kësaj gare synohet që të tregohet se edhe femrat janë shumë të mira në timon.Bashkëorganizatori tjetër i “Princes Rally Albania” shpjegon se një garë e tillë është botërore, ndërkohë që në Shqipëri është edicioni i katërt dhe ka pjesëmarrjen më të lartë të grupeve konkuruese.Në këtë garë do të jepen disa çmime, të cilat gjithashtu do të jenë të ndara në dy etapa.Garueset do të qëndrojnë një natë në Pogradec dhe nesër do të kthehen në Tiranë, ku gjithashtu do të shpallen fitueset.