Rama propozon dhomë kombëtare të tregtisë mes Shqipërisë e Kosovës

Sipas Rames ka munguar deri tani mes krijuesve te vendeve te punes, rritjes ekonomike, biznesit dhe politikaneve qe nuk duhet te pengojne kete gje.“Une mendoj se eshte dicka qe se bashku duhet ta riparojme humbjen e besimit mes sipermarrjes ne Kosove ndaj Shqiperise si territor investimi, pasi ata qe tentuan ne fillim nuk paten mundesi te bejne suksesin e merituar, qeveria jone ka marre nje mase qe eshte eshte cdo investim, te vere ne dispozicion terrenin per 1 euro dhe kjo eshte lexuar si perpjekje per te nxitur investimet e huaja, eshte e tille, por nuk perjashton dhe eshte ne dispozicion te kujtdo nga ju”- tha Rama.“Nje nga bastet e 300 diteve te para ishte qe nje nga investimet nga kosova te realizohej ne Shqiperi te celim para se te behen 300 dite investimin e madh te Ramiz Kelmendit ne Shqiperi. Nuk ju ftoj te thjesht te vini e te duartrokisni, pasi une nuk pres shirita asnjehere, pasi eshte e tepert qe kryeministri te prese shiritat sikur i ben punet vete, por per ta shfrytezuar ate rast, pasi investimi do te vije edhe fale shpejtesise me te cilin po e veme ne levijze do te behet deri ne fund te qershorit”- tha Rama ne nisje te fjales se tij para biznesmeneve.“Per te bere kombetaren e Futbollit nga pengon FIFA dhe UEFA por per kombetaren e biznesit nuk na pengon askush dhe eshte vetem faji yne nese nuk behet. Ne jemi ne kushtet kur njeriu qe merret me biznes nuk eshte i vleresuar sa duhet, sipermarresi nuk eshte model per femijet, per te rinjte, i vleresuar si vleresohet nje sportist, artist apo politikan. Kjo eshte mangesi e madhe e kultures sone, pasi per shkak te kaluares dhe te tjera ne e kemi kthyer figuren e sipermarresit ne dicka qe ka dicka qe nuk shkon, ne duhet te angazhohemi qe njeriun qe merr iniciative me idene, kurajen dhe rrezikon ato qe ka per te fituar me shume ta vendosim bashke me te tjeret qe jane shembull per t’u treguar se rruga e sipermarrjes eshte ajo qe sjell mireqenien, se pa te nuk ka mireqenie, nuk ka te ardhura. Te luftosh varferine duke luftuar me te pasurit sikur jane kriminele, qe vjedhin gjithe kohes, eshte e pamundur, qe ne te shkojme perpara dhe te ndryshojme situaten ekonomike nese nuk i japim shtyse morale atyre qe merren me biznes”- tha Rama.Ai ka deklaruar se duhet bashkuar ne te njejten cati sipermarrja nga cdo pjese e territorit shqiptar, qe te jete pala qe dialogon ne emer te te gjitha dhomave, si nje instrument i vlefshem, qe takimet te ishin te rregullta.Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama  nga Peja e Kosovës është shprehur se për cdo investitor do të japim ambiente me qerao një euro. Në një takim për forumin e biznesit në Kosovë kryeministri shqiptar është shprehur se do të kthejmë besimin te investimet kosovare në Shqipëri, dhe se bashkpunimi ekonomik mes dy vëndeve është në dorën tonë dhe askujt tjeter ka deklaruar shefi i qeverisë shqiptare Edi Rama nga Peja. Kryeministri është shprehur se mirëqënia dhe punësimi është objektivi madhor i dy qeverive tona, do të bëjmë cdo gjë që cdo kopmani mos të njohë kufi por ai të jetë i padukshëm, ky është synimi ynë ka deklaruar Edi Rama. Këtu në Kosovë mund të prodhohet për tregun shqiptar dhe ata në shqipëri mund të prodhojnë për tregun kosovar ka deklaruar gjatë fjalës së tij kryeministri shqiptar.