Sekuestrohen 231 kg marijuanë në Janinë, arrestohen shoqëruesit, largohen trafikantët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Mars 2014, 17:07
Policia greke ka sekuestruar 231 kilogram marijuanë në kufirin shqiptaro-grek. Lënda narkotike u kap në një automjet në Janinë, ndërsa dy trafikantët u larguan me shpejtësi duke braktisur mjetin.Ndërkohë policia greke ka ndaluar dy shtetas shqiptarë që ishin në një automjet tjetër, të cilët dyshohet se ishin shoqërues të mjetit.210 pakot e drogës janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa po punohet për kapjen e dy trafikantëve që u larguan.