Bregdeti i Ksamilit rrezikohet nga erozioni, projekt për të frenuar detin që po përpin tokën

Nje prej kater ishujve Monument Kulture Natyre te Ksamilit, i shkaterruar nga erozioni ne vite, do ti nenshtrohet rehabilimtimit te tij.Nderhyrja e sherbimit pyjor nen mbeshtetjen edhe te nenprefeKtures Sarande, pritet te riktheje ne identitet kete ishull, i cili eshte simbol i zones bregdetare te Ksamilit.Drejtori i Sherbimit Pyjor, Kristo Kauri, ka shpjeguar se fillimisht gjithe faqja e ishullit do te vishet me rrjetë per te evituar shkaterrimin nga erozioni, e me pas do te kryhen edhe mbjelljet e pemeve.Per nenprefektin, Ilir Hysi dhe kreun e komunes Ksamil, Besnik Abedini, eshte mjaft i rendesishëm bashkepunimi mes njesive vendore për ruajtjen nga dëmtimet të zonave të mbrojtura dhe promovimin në një mjedis të qëndrueshëm dhe të vlerave të trashëgimisë kulturore kombëtare në këtë rajon.Ksamili eshte nje nga perlat e detit Jon ne Sarande, qytet ky i cili nga vit ne vit po shenon rritje te numrit te pushuesve apo turisteve te huaj.