Ekspertët: E pamundur rritja e taksave. Malaj e Kadare: Nuk preket dot paketa fiskale
Ekspertë te ekonomisë e përcaktojnë si të pamundur rritjen e taksave në këtë moment. Ish-Ministri i Financave, Arben Malaj, shpjegon se aktualisht qeveria duhet të fokusohet në rritjen ekonomike dhe duhet ende kohë për të parë ecurinë.Sipas Malajt nuk përjashtohet mundësia e rritjes së taksave, por jo brenda këtij viti.Arjan Kadareja, një tjetër ekspert i njohur është shprehur se FMN mori pjesë në hartimin e paketës fiskale dhe është absurde që të kërkojë aktualisht përsëri rritje taksash.Pavarësisht këtyre deklaratave vetë Ministri i Financave para disa kohëve ka premtuar se paketa fiskale do të rishikohet përsëri, çka të le të nënkuptosh se mund të kemi edhe rritje taksash brenda këtij viti.Kjo është përforcuar edhe prej deklaratave të Kryeministrit kohët e fundit, sipas të cilit do kemi ndryshime në paketë brenda disa muajve.