"Keqardhje për qëndrimin e Tiranës", Ambramov sulmon Berishën:Analfabet historik

Me një dalje të beftë para medias, Ambasadori i Federatës Ruse në Tiranë, Leonid Abravov, ka shprehur pakënaqësinë e vendit që përfaqëson për qëndrimin e Shqipërisë lidhur me sjelljen e Moskës ndaj Krimesë."Mund të shpreh vetëm keqardhje dhe Shqipëria e di shumë mirë parimin e vetëvendosjes dhe sa i rëndësishëm është ky parim për një jetesë normale të popujve. Nuk jam për deklarata të tilla, por udhëheqës dhe të Shqipërisë dhe Hashim Thaçi kanë deklaruar se nuk ekziston asnjë ngjashmëri mes Kosovës dhe Krimesë. Nuk e kemi thënë ne, por e keni thënë ju"tha ai.E ndërsa Ministria e Jashtme ia ka hedhur me një etiketim keqardhje, nga Ambasadori rus shigjetat më të forta ka qenë ndaj Berishës që e cilësoi Putinin si fashist."Deklaratat e Berishës kundër Putin, tregojnë se është analfabet historik. Berisha ka mbetur në qorrsokak politik, nuk di ç'thotë" u shpreh ai.Abramov ka komentuar edhe sanksionet e paralajmëruara nga perendimi për Moskën, duke i konsideruar si të pavlera, pasi nuk do të sjellin sipas tij asnjë ndikim në të drejtën e një populli të vetëvendosë.