Përplasja per bulevardin, Bashkia: Rama kryeministër i bllokimit,ngriu shpronësimet
Gjykata administrative e konsideroi të paligjshëm vendimin e INUK për bllokimin e punimeve për bulevardin, por Bashkia e Tiranës akuzon sërish qervinë se ka ngrirë fondet për shpronësimin e e qytetarëve, të cilët kanë tokë në vendin ku po punohet për bulevardin.Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eno Bozdo, tha se në mënyrë absurde Kryeministri ka urdhëruar shkeljen e ligjit për pushtetin vendor, sepse nuk i duron dot veprat e Bashkisë më të madhe në vend.DeklarataVetëm një ditë pas vendimit të gjykatës që urdhëroi rifillimin e punimeve për ndërtimin e bulevardit të ri të Tiranës, Edi Rama ka urdhëruar përsëri bllokimin e kësaj vepre strategjike. Edhe kësaj radhe, në mënyrë absurde dhe të paligjshme ka urdhëruar shkeljen e ligjit për pushtetin vendor, duke imponuar në mënyrë të paligjshme “ngrirjen” e fondit për shpronësimet në bulevardin e ri.Edi Rama nuk i duron dot veprat. Paaftësia e tij si kryeministër dhe xhelozia për këtë kantier të madh të kryeqytetit, i vetmi ku punohet sot në Shqipëri, e shtyjnë atë drejt këtyre veprimeve antiligjore. Nën këtë kllapi xhelozie dhe revanshi, Edi Rama ka një dhe vetëm një objektiv: bllokimin e projekteve të Bashkisë së Tiranës me çdo çmim.Bllokoi buxhetin, bllokoi shpronësimin për varrezat publike, bllokoi kreditë për të pastrehët, bllokoi bulevardin, uli në mënyrë të jashtëligjshme të ardhurat e Bashkisë së Tiranës dhe po bën gjithçka për të penguar mbarëvajtjen e punëve në kryeqytet.Bashkia e Tiranës e ka informuar zyrtarisht prefektin, se “ngrirja” e fondit për shpronësimet në bulevardin e ri është në kundërshtim të ligjit: “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”.Urdhëruesi i këtij veprimi antiligjor dhe konfliktual, Edi Rama po skalit çdo ditë e më fort emrin e tij si kryeministri i bllokimit, paaftësisë dhe dufit ndaj qytetarëve të Tiranës.