Maxhoranca: SHISH pa kryetar, hetimi pasi të kapërcehet handikapi me çertifikatën
Kreu i Komisionit te Sigurise, Spartak Braho, e ka cilesuar nje handikap mos pasjen e çertifikates se sigurise nga Drejtori i Përgjithshëm i SHISH, gje qe sipas tij ka bere qe ai nuk mund të ushtrojë funksionet e tij normale.Sipas Brahos kjo situate duhet te zgjidhet ne nje kohe te shpejte, pasi ne mungese te çertifikates se sigurise, Visho Ajazi nuk mund te marre apo te japë informacion të klasifikuar 'sekret'.“Ne e kemi pezulluar vënien në lëvizje të grupit hetimor për SHISH-in. Ka një handikap pasi kreu I SHISH-it sot është i pacertifikuar dhe nuk mund të ushtrojë funksionet e tij normale sepse të kryejë funskionet e tij normale duhet të marrë dhe të japë informacione të klasifikuara sekret dhe atij i mungon certifikata. Duhet të presë dhe të vihet në funksion të detyrave të tij vetëm në periudhën në të cilën ai do të certifikohet” tha Braho.Sipas Brahos nëqoftëse kjo situate nuk kapercehet shpejt, Komisioni i Sigurisë do të dërgojë grup pune për të verifikuar ato ankesa, apo problematika për të cilat është ngritur shqetësimi.“Jemi edhe ne në pritje të kapërcimit të kësaj pengese por nëqoftëse do të vonojë ne do të veprojmë shumë shpejt. Është e pasikuteshmë që komisioni i sigurisë do të ngrejë një grup pune për të hetuar atë problematikë” theksoi ai.Nderkohe Braho ngriti dhe nje shqetesim ne lidhje me situaten ne Prokurori, ku sipss tij vihet re një mungesë e kuadrove. Ne ketë linje ai tha se Prokuroria ka nevojë për 10-20 prokurorë shtesë dhe qeveria duhet ta dëgjojë dhe ta përcjellë pozitivisht këtë nevojë të këtij organi.“Vihet re një mungesë të kuadrove në Prokurori. Ajo ka nevojë për rreth 20 prokurorë shtesë dhe duhet që jo vetëm komisionet e ligjeve dhe të sigurisë por edhe qeveria duhet ta përcjellë pozitivish këtë nevojë të këtij organi” tha Braho.