Kajro, policia nuk respekton ultimatumin, protestuesit thyejnë barrikadën

Protestuesit egjiptianë të opozitës kanë thyer barrikadën e ngritur nga forcat e sigurisë duke iu afruar murit të jashtëm të pallatit presidencial ku qendron Presidenti Muhamed Morsi. Disa prej protestueve arriten te ngjiteshin neper tanke, ku ngriten dhe flamunj.Nga e enjtja ndërtesa mbrohet nga arme te renda dhe rreth 10.000 mije njerez protestonin jashte telave me gjemba. Ushtria egjiptiane ka rrethuar pallatin pas përleshjeve të dhunshme ndërmjet mbështetësve dhe kundërshtarëve të presidentit Mohamed Morsi, në të cilën shtatë persona kanë humbur jetën.Egjiptianet marshuan drejt pallatit në kryeqytetin pasi kundërshtuan një thirrje për dialog nga Presidenti Mohamed Morsi. Ata prene telat dhe qindra prej tyre shkuan deri në murin e jashtëm të pallatit presidencial.Ushtarët te Gardës Republikane jane vendosur në hyrje kryesore për të parandaluar protestuesit të hyjnë në ndërtesën presidenciale.Nderkohe mosmarveshjet midis opozites dhe presidentit Morsi nuk kane bërë të mundur arritjen ne nje vendim per referendum nga e cila do te aprovohet projekt-kushtetuta e re për të zgjeruar kompetencat e tij.Opozita tha se presidenti Morsi nuk ka ofruar zgjidhje për vendimin e tij për të zgjeruar kompetencat e tij dhe për të vënë një projekt-kushtetutë të re në referendum.Një zyrtar i lartë më vonë tha se Morsi mund të vonojë deri 15 dhjetor referendum nëse opozita garanton se nuk do të kundërshtojë masë. Referendumi ligjërisht duhej të mbahet dy javë pasi te paraqitej zyrtarisht në Presidencë.