Goditet autobusi Gjirokastër-Janinë, tmerrohen pasagjerët, ngjarja për konkurencë

Autobusi linjes Gjirokaster-Janine eshte qelluar me gure ne vendin e quajtur Kordhoce ne segmentin rrugor Gjirokaster-Dervician. Ka qene ora 20:00 e mbremjes, kur autobusi eshte goditur me te pakten tre gure ne pjesen ballore te tij si dhe ne pjesen anesore, nga jane portat hyrese te pasagjereve.Njeri nga guret ka goditur xhamin e pare te autobuzit fare pak centimetra mbi vendin e shoferit, duke e krisur ate. Nje tjeter goditje me gur autobuzi ka marre ne xhamin e deres se pare te hyrjes se pasagjereve, duke e thyer ate, e madje duke perfunduar brenda autobusit por fatmiresisht nuk ka goditur asnje nga 5 pasagjeret qe udhetonin me te.Goditja e trete eshte marre ne xhamin anesor afer deres se dyte. Shoferi e ka ndalur autobusin prane nje karburanti, pak metra larg kryqezimit te rruges qe te çon ne fshatin Dervician. Policia ka mbrritur ne vendgjarje per te kryer hetimin e nevojshem.Autobusi me targa INK 1608 i linjes Gjirokaster-Janine drejtohej nga nje shofer grek, i cili punon prej 12 vjetesh ne linjen Shqiperi-Greqi.Mendohet se kjo ngjarje ka ardhe per arsye konkurence, ndersa 5 pasagjeret e palenduar te autobusit udhetuan drejt Kakavijes me nje tjeter automjet.