Buxheti i Bashkisë Lezhë, Kola: Të mos kryhen diferencime në vjeljen e taksave

Buxheti faktik i Bashkise Lezhë për vitin 2013 prezanton një situatë alarmante përsa i perket të ardhurave në këtë njesi vendore, gjë për të cilen kerkohet një analize e thellë. Realizimi i këtyre treguesve në masen 43.9 %, duhet të përbëje shkas për një rivlerësim në hartimin e buxhetit për vitin në vijin.Keto konkulzione janë paraqitur në mbledhjen e Këshillit bashkiak të Lezhës, duke kërkuar nga kjo njesi vendore rritje të përformances dhe kujdes në planifikim. Kjo situate ka sjellë reagimin e keshilltarëve,   të cilet kanë kërkuar që biznesi dhe familjet të trajtohen në mënyre të barabarte, kjo si mënyra e vetme për të shmangur këtë defiçit të krijuar, nga mosmbledhja e taksave dhe tarifave vendore.Keshilltari i Levizjes Socialiste për Integrim, Arben Kola, ka shkuar më tej duke  kërkuar që të gjithë punonjesit e Bashkisë që nuk mbledhin taksat dhe punojnë me dy stadarde të ndryshme të ndiqen penalisht, pasi kjo situate e krijuar është e papranushme.Nga ana tjeter niveli i ulet i investimeve i është referuar sërish kredisë së munguar nga drejtuesit e Bashkisë. Sipas drejtorit të finances, Prek Miraj,  Bashkia është në  tratativa me banken dhe kjo situatë është drejt zgjidhjes së plotë dhe invetimet e nisura në disa lagje të qytetit të Lezhës do të perfundojnë brenda 2014-tës.Duke iu referuar treguesve negativ të buxhetit faktik per vitin 2013-të, nënkryetari i Bashkise Lezhë, Pashk Smaçi, ka bërë të ditur se ka ndikuar mosvjelja e taksës së ndikimit në ifrastrukturë per shkak të uljes së ndërtimeve dhe një niveli në shifra aspak të perfillshem të tarifave vendore nga subjektet familjare.