Projekti italian për Beratin, synohet energjia diellore dhe reahabilitimi i mbetjeve
Krijimi i pajisjeve të energjisë me ngrohjen nga dielli, prodhimi i naftës nga vajrat e mbetura, ujë të ngrohtë pa energji, ndarja e mbetjeve urbane, perdorimi i biçikletave për të shmangur ndotjen, kanë qënë këto disa nga alternativat e paraqitura në një projekt të madh mbi energjinë alternative nga kompania italiane “Energo Club”, e njohur në të gjithë botën.18 bashki ne Itali dhe rajon janë përfshirë në këto projekt, i cili sjell risitë mbi energjinë e rinovueshme, shmangien e impaktit negativ në mjedis dhe krijimin e një kulture të re mbi mjedisin për të rinjtë. Në fjalën e tij kryetari i bashkisë u shpreh se Berati e mirëpret këtë bashkëpunim për një fushë të rëndësishme siç është energjia e alternueshme, aq më shumë që ky bashkëpunim vjen nga Italia, shtet që vepron në këtë qytet me bizneset fasonë.Përfaqësuesit e kompanisë italiane prezantuan më pas detajet e këtij projekti që do ti impementohet dhe në Berat me anë të fondeve që vetë kompania siguron nëpërmjet Bashkimit Europian.