Mbetjet urbane në Shkoër, Radovani: Nuk ka më lëshim, do fillojmë penalitetet
Mbeturinat po e "mbysin" Shkodren dhe situata sa vjen dhe behet me alarmante. Aksionet e ndermarra nga Prefektura nuk kane gjetur mbeshtetjen e Bashkise Shkoder, e cila sipas prefektit Paulin Radovani vijon ne gjumin letargjik.Pas varrezave te deshmoreve, fadromat dhe makinat e tonazhit te larte jane spostuar ne by-pass, nje tjeter zone e kthyer ne vend-hedhje mbeturinash. Prej disa ditesh atje po kryhet pastrimi i kesaj zone, qe me heret u nis si investim per te mbrojtur Shkodren nga permbytjet, por u kthye ne pike grumbullimi mbetjesh e inertesh.Bashkia e Shkodres prej 4 muajsh nuk ka paguar as detyrimet per mbetjet e depozituara ne landfilld dhe prefekti Radovani ne kete pike thote se do te tregohet i ashper me vendimet qe do te marre Keshilli i bashkise.Agjensia e mjedisit ne Shkoder edhe pse ka detyrimin ligjor, deri me sot nuk ka marre asnje mase ndaj kesaj situate, ku minimalisht duheshin aplikuar gjobat per kete katastrofe mjedisore ne brigjet e liqenit te Shkodres, zone e mbrojtur Ramsar.