Elbasan, tregëtarët sfidojnë ligjin, produktet shtazore pa asnjë garanci tek konsumatori

Ne kushte aspak higjeno-sanitare tregtaret ne Elbasan vijojne te zaptojne trotuaret per te tregëtuar produktet e tyre. Mishi, peshku, bulmeti apo çdo lloj produkti tjeter tregëtohen ne mes te rrugeve pa asnje lloj sigurie, madje jane kthyer edhe ne nje shqetesim per qytetaret, jo vetem per ate çka konsumojne, por edhe zapatimi i hapesirave publike. Kontrollet nga ana e Bashkise, por edhe te AKU-se jane shume te pakta, ndersa ne ato raste kur kane ndodhur mund te konisiderohen me teper thjesht nje shoë mediatik se kontrolle te mirefillta pune.Kontrollet e fundit si nga Bashkia ashtu dhe nga AKU-ja kane qene ne muajin dhjetor, ku pati dhe mbyllje te aktiviteteve te disa prej dyqaneve te mishit, ku shumica e tyre jane hapur serish.Qe prej asaj kohe e deri me tani nuk eshte kryer asnje kontroll, apo disiplinim mbi menyren e tregetimit te produkteve ushqimore, pavaresisht se stina ne te cilen ndodhemi fazorizon perhajen e semundjeve, ndersa projekti per sistemimin e tregetareve ne nje ambjent te perbashket dhe te pershtatshem ka mbetur vetem ne letrat e Bashkise Elbasan.