“Frymëmarrje femërore” më 8 mars, sjell femrat që ja kanë dalë të ecin përpara

Shkrimtarja, Kozeta  Zavalani, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas ka promovuar librin e saj, "Frymëmarrje Femërore'. Me këtë libër autorja kërkon të propagandojë jetën e atyre femrave, të cilat  kanë mundur ose jo, të ecin përpara në jetë pa ndihmën e askujt.Autorja, Kozeta Zavalani, ka sjellë më parë për syrin e lexuesit kryeqytetas edhe libra të tjera,kryesisht  në poezi, romane dhe së fundmi shkrimtarja vjen me publicistikën "Frymëmarrje Femërore" .Libri është promovuar në ambjentet e Ministrisë së Kulturës, mes miqsh e kolegë të autores Zavalani.