Investimi për pedonalen Berat, Bashkia: Projekti përfshin 5 projekte të rëndësishme

Investimi për pedonalen e qytetit të Beratit, punime të cilat po vijojnë ende, nuk do të mbetet me kaq. Menjëherë pas përfundimit të këtij investimi, pritet të nis puna në pesë projekte të tjera të rëndësishme, që janë pjesë e zonës qëndrore të qytetit Muze.Bashkia e Beratit ka marrë miratimin e këshilltarëve gjatë prezantimit të projekteve që ndodhen në qendër të qytetit dhe që pritet të financohen sërisht nga Fonadacioni Amerikan për Zhvillim dhe Qeveria Shqiptare.Rinkostruksioni i parkut perendimor të qendrës dhe nënkalimi, rikonstruksioni i shëtitores, i parkut, i sheshit "Aaxhensia", jane vendet ku do te nderhyet dhe transformohen tërësisht sipas projekteve të hartuara nga Bashkia dhe sudio të njohura në vend.Kreu i Bashkisë, Fadil Nasufi, ka bërë me dije se Berati nuk do të mbetet një kantier i hapur punimesh pafundësisht, pasi tashmë janë gati projektet e qendrës së qytetit që do ti ndryshojnë krejtësisht imazhin.Investimi i rëndësishëm kap vlerën e 8 milionë dollarëve dhe pritet miratimi nga Fondacioni Amerikan për Zhvillim dhe qeveria për realizimin e tyre.