Ivanoviç në grevë, kërkon të kthehet në burgun e Mitrovicës

Ish-kandidati për kryetar të Mitrovicës, Oliver Ivanoviç, i cili ndodhet në paraburgim në Prishtinë, ka filluar një grevë urie duke kërkuar që të transferohet në njësinë e paraburgimit në Mitrovicë.Lajmi është konfirmuar nga avokati i tij Nebojsha Vlajiç. Sipas avokatit, Ivanoviç ka bërë vetëm një kërkesë, që t’i mundësohet transferimi në njësinë e paraburgimit në Mitrovicë.Ivanoviç është arrestuar më 27 janar. Ai dyshohet se ka marrë pjesë në krime lufte.