Maqedoni, të mërkurën seancë për shpërbërjen e Parlamentit

Kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë Trajko Veljanoski për të mërkurën e caktoi seancën e 87-të me pikë të vetme të rendit të ditës, propozim-ligjin për shpërbërjen e përbërjes aktuale kuvendore.Iniciativën për shpërbërjen e Parlamentit të shtunën e parashtroi Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) pasi nuk u realizua kërkesa e tyre për kandidat konsensual për president të Republikës së Maqedonisë.VMRO-DPMNE-ja qeveritare të shtunën pranoi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 27 prill, gjegjësisht në raundin e dytë nga zgjedhjet presidenciale. Lideri i partisë njëherit edhe kryeministër Nikolla Gruevski, qëndrimin e VMRO-DPMNE-së e kumtoi në Konventën për zgjedhje të kandidatit për president. LSDM-ja dhe PPSD-ja opozitare gjithashtu e pranuan iniciativën e BDI-së.Sipas Kushtetutës, Parlamenti shpërbëhet nëse për këtë deklarohen shumica e numrit të përgjithshëm të deputetëve.Edhe pse BDI-ja si arsye për iniciativën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare e theksoi mospranimin e propozimit të tyre për kandidat presidencial konsensual, nga VMRO-DPMNE-ja konsiderojnë se arsyeja për iniciativën e BDI-së është kërkesa që të marrë një nga tre vendet udhëheqëse në shtet."VMRO-DPMNE-ja nuk i nënshtrohet shantazhit dhe kërcënimeve. Tani më është e qartë pse kërkojnë kandidat konsensual dhe siç paralajmëruan, të shkojnë në tentim për dështimin e zgjedhjeve presidenciale dhe pastaj të kryejnë presion për ndryshim të kushtetutës me qëllim që partitë, e jo qytetarët ta zgjedhin presidentin e shtetit. Por, ky nuk është qëllimi përfundimtar. Qëllimi përfundimtar është supozimi se nëse VMRO-ja nuk ka 62 deputetë pas zgjedhjeve parlamentare të kushtëzojnë me kërkesë për një nga të tretë-kryeministër, kryetar të Kuvendit ose president të shtetit të propozohet nga radhët e BDI-së", tha Gruevski në Konventën për zgjedhje të kandidatit presidencial.Nga LSDM-ja, megjithatë, dje kërkuan që Qeveria menjëherë të propozojë ndryshime të Kodit zgjedhor i cili nuk parasheh zgjidhje për përputhjen e zgjedhjeve parlamentare me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, që të zgjidhet problemi me dy afatet e ndryshme për konkludimin e listës zgjedhore, me respektimin e afateve për fushatën parazgjedhore, si dhe me prezantimin medial.