Borchardt: 400,000 euro në Fondin për Veriun e Kosovës
Shefi i EULEX-it, Bernd Borchardt, ka thënë se, deri më tani, në Fondin për Veriun e Kosovës janë mbledhur rreth 400,000 euro.Në një deklaratë në Mitrovicë, ai ka kujtuar se doganierët e EULEX-it dhe pjesëtarët e policisë kufitare janë të pranishëm në pikëkalimet kufitare në veri.“Përveç kësaj ka edhe kamera mbikëqyrëse, përmes të cilave përcillet se çfarë ndodh në këto vendkalime”, ka thënë Borchardt, duke komentuar dyshimet që kanë ngritur disa kryetarë të komunave veriore, se paratë për Fondin e Veriut përfunduojnë diku tjetër.Fondi për zhvillimin e veriut është formuar në bazë të Marrëveshjes së Brukselit dhe aty derdhen të ardhurat që mblidhen nga mallrat, të cilat hyjnë nga pjesa qendrore e Serbisë në veri të Kosovës, përmes vendkalimeve kufitare Jarinjë dhe Bërnjak.