Optimizëm me trojkën, Greqia në "zemër" të negociatave

Ekipi ekonomik i qeverisë greke ka deklaruar se eshte optimist ne lidhje me negociatat me trojken. Një zyrtar i lartë i Ministrisë së Financave deklaroi per mediat greke se bisedimet kanë hyrë " në zemër të negociatave " ."Gjate diteve ne vazhdim do të punojmë për një projekt- marrëveshje me Ministrat bashkëkompetentë. Dhe kjo eshte mjaf pozitive”, shtoi ai.Megjithatë, i njëjti zyrtar u shfaq i rezervuar për harkun kohor të negociatave, megjithëse Ministria e Financave kërkon me çdo kusht që të merret një vendim për miratimin e këstit të kredisë nga takimi i Eurogrupit të datës 10 mars.Neser pasdite do të ketë një takim të ri me përfaqësuesit e kreditorëve që do të zhvillohet në Ministrinë e Financave.Takimi i së premtes shqyrtoi një hapësirë fiskale për periudhën 2014-2015 dhe hartimin e një kornize afatmesme . Një zyrtar i qeverisë tha se "teprica primare për vitin 2013 është i fortë dhe i qëndrueshëm ", por nuk është arritur marrëveshje deri më tani mbi 2014.Pala greke mbështet pikëpamjen se performanca shumë e mirë e vitit të kaluar e mbulon vitin 2014 dhe thekson se asnjë masë fiskale shtesë nuk eshte e nevojshme per vitin aktual.Nga ana tjetër, përfaqësuesit e huadhënësve të vendit duket se kundërshtojnë shpërndarjen e një pjesë të madhe të një suficiti primar para zgjedhjeve europiane dhe çdo vendim të marrë nga Evropa për borxhin publik të vendit.Nderkohe kryeminsitri grek Antonis Samaras pas takimit me kryeministrin e Finlandës, Jurki Katainen, ka deklaruar se principi bazë i Presidencës Greke të BE është që ta sjellë Unionin dhe institucionet më afër qytetarit europian.Ndërsa shtoi se Greqia po lufton përditë që të finalizohet bashkimi bankar, mundësisht, para mbajtjes së zgjedhjeve për parlamentin europian.Gjithsesi, Samaras theksoi se Finlanda ishte dhe mbetet nga partnerët më kërkues ndaj Greqisë. Samaras tha gjithashtu se u diskutua mbi zhvillimet në Ukrainë dhe theksoi: "Dënojmë dhunën dhe mbështesim përpjekjet për zgjidhje jetike".