Serbia kundër Ushtrisë së Kosovës: Nuk është në marrëveshje, NATO të japë garanci

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar sot se paralajmërimi për formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës nuk është pjesë e Marrëveshjes së Brukselit.“Ata këtë e kanë paralajmëruar më herët, por Serbia ka kërkuar garanci nga NATO-ja dhe KFOR-i, që nëse ndonjëherë formohet kjo ushtri, ajo nuk guxon të jetë në veriun e Kosovës pa lejen e KFOR-it”, tha Ivica Daçiç para gazetarëve.Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi se sot vendoset që Forca e Sigurisë së Kosovës të shndërrohet në Forca të Armatosura të Kosovës.