Gruevski pranon zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski tha sot se pranon që të shkojnë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, që të mbahen më 27 prill.Lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski tha sot se pranon që të shkojnë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, që të mbahen në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 27 prill.“VMRO-DPMNE pranon dorëzën e hedhur nga BDI dhe pranon zgjedhjet e parakohshme parlamentare që të mbahen në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale më 27 prill”, theksoi sot Gruevski në konventën partiake ku do të caktohet kandidati për president i kësaj partie.Sipas tij, BDI përmes nënçmimeve dëshiron që të përfitojë një nga tre funksionet kryesore udhëheqëse në shtet.“VMRO-DPMNE nuk bie pre e këtyre nënvlerësimeve dhe nuk pranon asnjëlloj nënçmimi apo kërcënimi, kur janë në pyetje interesat nacionale dhe shtetërore të Maqedonisë”, theksoi Gruevski.Ai tha se kërkon nga anëtarësia dhe qytetarët e Maqedonisë fitore të dyfishtë më 27 prill.“Tashmë është e qartë se përse BDI kërkon kandidat koncensual. Ata e dijnë se nuk do të përfitojnë këtë dhe shkojnë në tentimet për dështimin e zgjedhjeve presidenciuale dhe me presionet për ndryshimin e kushtetutës”, theksoi kryeministri Gruevski.Kjo parti sonte pritet të zgjedh edhe kandidatin për President, pasi kandidatët e propozuar të shpalosin programet e tyre. Në garën për President brenda kësaj partie janë nominuar katër kandidatë, ku më favorit për t`u votuar është Gjorgje Ivanov, presidenti i deritanishëm, i cili është propozuar për një mandat të dytë.