Samaras referendum për kontestin e emrit

Kryeministri grek, Andonis Samaras, planifikon referendum për një emër të pranueshëm për kontestin e emrit të Maqedonisë.Javorja greke “Parapolitika” zbulon se Samaras është i vendosur për të shpallur referendumin për emrin final që do të ishte një marrëveshje me Qeverinë e Shkupit, dhe se me këtë përgjegjësia finale ti takonte popullit grek.Kryeministri grek këtë vendim ta publikoj në muajin prill, para takimit të nivelit të lartë ministror të BE-së dhe ministrave të jashtëm të Ballkanit Perëndimor.Referendumi do të jetë edhe një mekanizëm mbrojtës që Samaras planifikon ta përdor para faktorit dhe presioneve ndërkombëtare, për zgjidhjen e kontestit të emrit.Qeveria e Maqedonisë gjatë kohë ka shpalosur variantin e referendumit, si zgjidhje dhe zë final për të vendosur mbi propozimin final për zgjidhjen e kontestit të emrit.